Turqia angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Prishtinë, 2 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot ne takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe komunitetit të biznesit të dy vendeve.
Kryetari Gërxhaliu iu falënderuar ambasadores Kiliç për përkrahjen e pakursyer të Republikës së Turqisë në shtetndërtimin e vendit tonë dhe në zhvillimin ekonomik.
Ai u angazhua për ratifikimin sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ne mes të dy vendeve dhe theksoi nevojën e prezencës më të madhe të ndërmarrjeve nga Turqia në Kosovës, posaçërisht në lëmin e prodhimtarisë.
Kryetari Gërxhaliu vlerësoi lartë prezencën e kompanive turke në Kosovë dhe kontributin që ato janë duke i dhënë ekonomisë së vendit dhe u angazhua për ngritjen e këtij bashkëpunimi në nivel më të lart se sa në raportet tregtare në mes të dy ekonomive.
Ambasadorja Kiliç theksoi se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se do të vazhdoj ta përkrah vendin tonë në të gjitha iniciativat politike dhe ekonomike.
Vlerësoi se ka vend për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe se Turqia është e gatshme dhe e vendosur që edhe në të ardhmen të përkrah fuqishëm Kosovën.