15 Nëntor 2024

Turqia anëtarësohet në Bankën e Investimit të Infrastrukturës së Azisë

Romë, 17 janar - Turqia bëhet anëtare e Bankës së Investimit të Infrastrukturës së Azisë (AIIB).

Zëvendëskryeministri turk, përgjegjës për ekonominë Mehmet Simsek tha se Turqia, me qëllim që të zhvillojë bashkëpunimin me vendet e Azisë, në mënyrë që sektori privat të përfitojë financime në projektet e mëdha të infrastrukturës dhe për të luajtur një rol aktiv në projektet rajonale është bërë anëtare e Bankës së Investimit të Infrastrukturës së Azisë (AIIB).

Simsek përmendi se Turqia do të vejë në jetë shumë projekte të mëdha afatshkurtra dhe afatgjate duke filluar nga sektori i energjisë, transportit, mjekësisë dhe arsimit dhe në këtë kuadër planifikon të përfitojë në nivel maksimal nga financimi i bankës së lartpërmendur.

Zëvendëskryeministri turk, përgjegjës për ekonominë Mehmet Simsek theksoi se Banka e Investimit të Infrastrukturës së Azisë (AIIB) ka një kapital prej 100 miliardë dollarësh në total.

Ai tha se kjo bankë, në vitet në vijim, për nga aspekti i madhësisë financiare, pritet të jetë një nga institutet ndërkombëtare më të mëdha me aktivitetet në Azi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)