Turqi, papunësia bie në 2 milionë e 615 mijë të papunë
Stamboll, 2 mars - Numri i të papunëve në Turqi është reduktuar me 431 mijë duke rënë në gjithsej 2 milionë e 615 mijë vetë.
Në vitin 2011 norma e papunësisë në Turqi shënoi një rënie 2,1 pikë në krahasim me vitin 2010 dhe ra në nivelin e 9,8%.
Numri i të papunëve në vitin 2011 u ul me 431 mijë vetë në krahasim me vitin 2010 dhe ra në 2 milionë e 615 mijë të papunë gjithsej në shkallë vendi.
Norma e papunësisë ra në 11,9% në zonat urbane, dhe 5,8% në zonat rurale.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në mbarë në Turqinë në vitin 2011 krahasuar me vitin e mëparshëm shënoi një rritje 1,1% dhe u realizua në nivelin 49,9%.