Turqi, papunësia arriti në 10,2 për qind

Stamboll, 17 prill - Në janar raporti i papunësisë shënoi një rënie me 1,7 pikë në krahasim me periudhën e mëparshme dhe u realizua në shifrën 10,2 për qind.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e papunësisë për muajin janar 2012.
Sipas shifrave të Institutit në periudhën janar 2012 papunësia ne Turqi pësoi një rënie me 1,7 pikë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe u realizua në raportin 10,2 për qind.
Kurse numri i të papunëve u pakësua me 380 mijë vetë duke e zbritur numrin total të papunëve në 2 milionë e 664 mijë.
Përqindja e papunësisë në zonat urbane u përcaktua me 12 për qind, kurse në zonat rurale u llogarit 6,5 për qind.