Turqi, numri i të papunëve ra në 2 milionë e 816 mijë
Ankara, 17 qershor - Në muajin mars papunësia u ul me 10,8%, kurse numri i të papunëve ra në 2 milionë e 816 mijë vetë.
Nga ana tjetër buxheti i shtetit në muajin maj shënoi një suficit prej 2 miliardë e 835 milionë lirash turke (afro 1,4 miliardë euro).
Politikat e punësimit kanë nisur të japin rezultat.
Papunësia po ulet nga dita në ditë.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi statistikat e fuqisë punëtore për muajin mars.
Përqindja e muajit mars të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar duke u pakësuar 2,9 pikë, ka rënë në nivelin 10,8%.
Numri i të papunëve ra në 2 milionë e 816 mijë vetë.
Në të njëjtën periudhë numri i të punësuarve arriti në 23 milionë e 286 mijë persona.
Niveli i papunësisë në sektorin jobujqësor shënon 13,4%, ndërsa niveli i papunësisë tek të rinjtë u llogarit 19,3%.
Nga ana tjetër, buxheti i shtetit shënoi suficit edhe në muajin e 5-të.
Suficiti buxhetor u realizua në 2 miliardë e 835 milionë lira turke (afro 1,4 miliardë euro).
Kështu deficiti buxhetor në periudhën janar-maj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është pakësuar me 98%.
Ministri i Financave, Mehmet Shimshek tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e suficitit buxhetor në periudhën e fillimit të investimeve.
\"Për herë të parë në një kohë zgjedhjesh të përgjithshme shënojmë pothuajse zero deficit në buxhet. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Këtë performancë të fuqishme do ta vazhdojmë përgjatë gjithë vitit\", përfundoi Ministri Shimshek.