Turqi, niveli i papunësisë në nivelin 9,4 për qind
Stamboll, 16 shkurt - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi statistikat e forcës së punës për familjen.
Niveli i papunësisë është realizuar në nivelin 9,4 për qind.
Numri i përgjithshëm i të papunëve të mbarë Turqinë në muajin nëntor të vitit 2012 është rritur me 201 të papunë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe ka arritur në 2 milionë e 630 mijë.
Raporti i papunësi ka shënuar kështu një rritje me 0,3 pikë dhe është realizuar në nivelin e 9,4 për qind.
Nga ana tjetër numri i punësuarve është rritur me 1 milionë e 24 mijë. Kurse niveli i pjesëmarrjes në forcën e punës është realizuar me 50,7 për qind.
Tek meshkujt niveli i pjesëmarrjes në forcën e punës ka shënuar një rritje me 0,5 pikë dhe është realizuar në shifrën 71,8 për qind, kurse tek femrat është realizuar në shifrën 30,2 për qind duke u rritur me 1,9 pikë.
Pakësim është regjistruar edhe në numrin e të punësuarve të paregjistruar. Numri i punëtorëve të jashtëligjshëm është reduktuar me 2,2 pikë.