Turqi - Gati investime me vlerë rreth 20 miliardë dollarë
Ankara, 4 shtator - Përkundër paqartësive globale në rritje si pasojë e ngadalësimit të vrullit të rritjes në ekonominë kineze, Turqia vazhdon të joshë investitorët si një port i sigurt.
Në periudhën janar-korrik 2015, autoritetet turke kanë lëshuar gjithsej 2.724 certifikata për nxitjen e investimeve, me një vlerë të përgjithshme prej 56,9 miliardë lirash turke (rreth 20 miliardë dollarë).