16 Janar 2025

Turkiye Is Bankasi hapi një bankë në të re në Kosovë

Prishtinë, 9 janar - Banka lidere e Turqisë "Turkiye Is Bankasi" hapi një bankë në të re në Kosovë, duke u bërë kështu banka e tretë turke nga dhjetë bankat komerciale ekzistuese në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila tha se prezenca e kësaj banke në Kosovë tregon për prezencën dhe interesimin e madh të kompanive turke dhe kjo është në linjë edhe me politikat qeverisëse të Kosovës për rritje të investimeve të huaja.”

Ne kemi shumë çka për të mësuar nga ekonomia e Turqisë, ekonomi shumë dinamike me një rritje të madhe dhe shpresojmë që sidomos bashkëpunimi në sektorët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe investimet e drejtpërdrejta të huaja do të bëhen edhe më të fuqishme në përkrahje të Iş Bankës dhe prezencës së tyre në Kosovë”- theksoi ajo.

Më tutje ministrja Kusari – Lila tha se ne kemi nevojë për konkurrencë më të madhe në sektorin bankarë, kemi nevojë për kushte më të mira për kompanitë tona për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe korporata në qasje në financa prandaj rritja e prezencës së bankave është ajo e cila do të ndihmoj edhe në ngritjen e konkurrencës dhe uljen e normave të interesit në Kosovë.

Türkiye İş Bankası AG, është bankë e rregullt komerciale, pronësi e plotë e İsh Bankës, e cila është aktive me 17 degët e saj, ku 13 prej tyre operojnë në Gjermani, një degë në Francë, Holandë, Zvicër dhe ajo më e reja e hapur në vitin 2011 si dega e Sofjes në Bulgari.

Kosova është zgjedhur si vendi i parë në Ballkan për hapjen e një dege të tillë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)