Tumoija: Evropa të përgatitet për rënien e euros
Helsinki, 18 gusht - Ministri i jashtëm finlandez ka bërë të ditur se funksionarët evropianë duhet të përgatiten së shpejti për shpërbërjen e eurozonës.
Arkian Tumoija ka deklaruar se autoritetet finlandeze e kanë përgatitur veten në kornizat e projektimit të planeve për rënien e monedhës evropiane euros.
Ai shtoi: Në fakt nuk ekziston asnjë ligj përsa i përket daljes nga eurozona, por sidoqoftë kjo do të ndodhë me kalimin e kohës dhe qoftë veriu apo jugu i eurozonës do të shpërbëhet, pasi këto dispozita të monedhës së përbashkët kanë krijuar vështirësi për miliona persona dhe po asgjëson edhe fatin e Europës.
Ministri i jashtëm finlandez duke theksuar se shteti i tij përsa i përket ekonomisë është njëri nga 4 shtetet me gradat AAA në eurozonë njëkohësisht bëri të ditur se shpërbërja e zonës euro mund të ndikojë në forcimin sa më të madh të BE-së.