Trusti u rrit në 2014
Prishtinë, 1 janar - Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Havolli, ka deklaruar se për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, viti 2014, ka qenë një vit i mirë.
Në fund të nëntorit nën menaxhim kemi patur 1,077,272,794 euro. Performansa ose kthimi Brutto deri në fund të nëntorit ka qene 6,6%. Presim ta mbyllim vitin me këtë përqindje. Gjatë këtij viti deri në nëntor kontribute të reja janë afër 107 milion, gjithashtu këtë vit po e mbyllim me vlerë të aksionit shumë të mirë me 1,2882 euro. Numri i kontribuesve ka arritur një numër prej 476 mijë, ndërkaq kontribues aktiv ky numër është 285 mijë. Kemi rritur diversifikimin nëpërmjet shtimit të numrit të aset menaxhereve, ka deklaruar ai.
Sipas tij këtë vit është vënë në funksion strategjia e re e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Në bazë të kësaj strategjie edhe kemi shtuar numrin e aset menaxherve.
Mund të them se kemi qenë të matur, të kujdesshëm dhe të suksesshëm në investimet tona. Është një lajm i mirë për kontribuesit kosovar, për institucionet tona, për mbikqyrësitë tanë. BQK-ja dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës së vitin po presim ta përfundojmë me një përqindje të mirë pozitive të kthimit, ka theksuar ai.
Inkurajojmë të gjithë ata punonjës të cilët mund të jenë duke punuar në sektorin joformal të ekonomisë, që të mendojnë për vete, për moshën e tretë, të regjistrohen si punëtor të rregullt dhe të paguajnë kontributet e tyre sepse këto kontribute gjithmonë do të jenë të tyre, dhe se nuk do të jenë barrë e askujt ë pleqëri, por do të kenë kursimet e tyre për një jetë më të rehatshme, ka theksuar ai.