Trusti Pensional zhvendosë edhe 110 milionë euro jashtë
Prishtinë, 11 korrik - Në kohën kur të gjithë kanë ngritur zërin për kthimin e parave të pensioneve në Kosovë, Trusti Pensional i Kosoves ka vendos ti nxjerrë jashtë edhe ato që janë brenda.
Së fundi ky institucion ka investuar hiq më pak se 110 milionë euro në institucione financiare ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë për Tribuna se bordi ka marrë vendim që 30 milionë euro ti investoj në Nordea-1 Global Stable Equity Unhedged, që tregton me aksione dhe 40 milionë euro tjera në Nordea-1 Stable Return Fund X EUR që tregton me multi-asete.
Ndërsa përmes Kleinwort Benson janë investuar 40 milionë euro në fondin International Dividend Plus Developed Equity Fund, fond ky i cili tregton me aksione të korporatave të cilat paguajnë dividendë.
/Tribuna/