Trusti edhe më 67 milion euro nga investimet më 2014
Prishtinë, 15 janar - Fondi i Kursimeve Pensionale ka përmbyllur vitin me 67 milion euro plus, pare këto të investuara në tregjet e vendeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Në konferencën vjetore drejtori i Bordit Menaxhues të Trustit, Ymer Havolli ka thënë se kthimi i investimeve bruto është si rezultat i investimit në tregje të sigurta. Havolli ka thënë se se pavarësisht rënies së çmimit të naftës dhe rifshaqjes së problemeve të rritjes ekonomike në eurozon, paret janë të sigurta dhe të investuara në vende të zhvilluara dhe me ekonomi të qëndrueshme.
Kthimi bruto nga investimet për vitin 2104 ishte rreth 67 milion euro, ose 6.3 për qind. Kjo fal perfomancës së mirë së mirë të tregjeve ku janë investuar paret e pesnionistëve, ka thënë Havolli, transmeton Gazeta Tribuna.
Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja janë dy vendet që janë investuar më së shumti paret e njerëzve të moshës së tretë, që menaxhohen nga Fondi i Kursimeve Pesnionale.
Trusti ka ulur luhatshmërinë e investimeve dhe ka zvogëluar riskun për shkak të investimeve në tregje të sigurta. Zbatimi i plotë i strategjisë së re investuese ka çuar në shtimin e gjashtë fondeve të reja investuese dhe plasmanin e mbi 300 milion eurove.
Havolli ka thënë se kontributet pesnionale edhe gjatë vitit 2014 kanë vazhduar të rriten duke kapur shifrën prej 129 milion euro kontribute të arkëtuara, ndërsa në vitin 2013 kanë qenë 119 milion euro, që i bie 10 milion euro më shumë se në vitin paraprak.
Bordi Drejtues vlerëson se performanca e fondeve të investuara është shumë e kënaqshme për vitin 2014. Kthimi bruto nga investimet ishte rreth 67 milionë euro, ose 6.3%. Në këtë rezultat vazhduan të kontribuojnë më shumë investimet në tregun e aksioneve, kjo falë performancës së mirë të këtij tregu, kryesisht në SHBA dhe BE, por edhe kontributit pozitiv që dha strategjia e re investuese.
Kjo e fundit e uli luhatshmërinë e investimeve dhe e zvogëloi riskun nga një fond investues në tregun e aksioneve (Vanguard), duke e përgjysmuar kontributin dhe riskun e këtij fondi në performancën e investimeve. Zbatimi i plotë i strategjisë së re investuese ka çuar në shtimin e gjashtë fondeve të reja investuese dhe investimin dhe plasimin e mbi 300 milionë eurove.
Vlen të përmendet se tregjet financiare njohën oscilime të forta veçanërisht në tremujorin e fundit të vitit, kur rënia e shpejtë e çmimit të naftës, rishfaqja e problemeve të rritjes ekonomike në eurozonë, tensionet në ngritje kundrejt Rusisë, si dhe problemet me rritjen ekonomike në Japoni e vendet në zhvillim, ishin dekurajuese për investitorët.
Megjithatë, në anën tjetër, ky ishte edhe vit rekord i rikuperimit të tregjeve, të nxitura nga shenjat e konsolidimit të shpejtë të ekonomisë amerikane sidomos në gjysmën e dytë të vitit, rezultateve pozitive të korporatave globale, por edhe masave stimuluese që Bashkimi Evropian dhe Japonia i dhanë ekonomive përkatëse.
Marrë në total, për tri vjetët e fundit vlera e mjeteve pensionale nga investimi i tyre është rritur bruto për 192 milionë euro. Në këtë shifër (pra 192 milionë euro) investimet në tregjet globale financiare kanë kontribuuar me 98.5% ndërsa investimet në Kosovë me 1.5%.
Kontributet pensionale edhe gjatë vitit 2014 vazhduan rritjen duke kapur shifrën vjetore prej 129 milionë euro kontribute të arkëtuara (2013: 119 milionë euro), ose 10 milionë euro më shumë sesa më 2013. Sa i përket numrit të përgjithshëm të llogarive të kontribuuesve më 2014 ai arriti në 477 mijë, nga 447 mijë një vit më parë. Ndërsa numri i kontribuuesve që gjatë vitit 2014 ishin aktivë, pra për të cilët janë realizuar pagesa të kontributeve pensionale gjatë vitit, arriti në 286 mijë, një rritje kjo prej 3% krahasuar me 277 mijë në vitin paraprak.
Në ndërkohë, kostoja e operimit (taksa operacionale) i kushtoi 0.13% kontribuuesve në vitin 2014; ndërsa pjesa tjetër (prej 0.50%) ishte tarifa që shkoi për investimin e mjeteve në tregjet financiare.
Mjeteve nën menaxhim prej 914 milionë eurove në fund të 2013-s iu shtuan më 2014 rreth 67 milionë euro prej kthimit bruto nga investimet, dhe 129 milionë euro nga kontributet vjetore të akumuluara; ndërsa iu zbritën rreth 14 milionë euro për pensionet e shpaguara, 5 milionë euro për tarifat menaxhuese të investimeve dhe operacioneve dhe 1 milion euro për refondimet, për të arritur kështu që në fund të vitit 2014 mjetet nën menaxhim të jenë në vlerën e 1.09 miliardë euro.
Gjatë 2014-s ishin 4,049 llogari nga të cilat u tërhoqën mjetet, ndërkohë që vlera e mjeteve që në tërësi u tërhoqën gjatë vitit arriti në 14.3 milionë euro (2013: 10.7 milionë euro). Numri i përgjithshëm i llogarive me tërheqje prej themelimit shkoi në 24,552 (2013: 20,503), ndërkohë që vlera e përgjithshme e tërhequr nga këto llogari kaloi në 52 milionë euro (2013: 38 milionë euro).
Fletobligacionet e emetuara nga Qeveria e Kosovës ishin e vetmja mundësi ligjore dhe reale për investimin e mjeteve pensionale në vend. Në fund të 2014-s investimet në këtë instrument ishin rreth 55 milionë euro, nga rreth 53 milionë euro që ishin një vit më parë.
Gjatë vitit 2014 Fondi i Kursimeve Pensionale vazhdoi të ketë rritje në të gjitha fushat e marrëdhënieve me klientë: shtypjen e pasqyrave të llogarisë, korrigjimin e adresave, aktivizimin e llogarive online, aplikimin për pension, përgjigjen në e-mail dhe uebmail dhe shërbimin eTrusti. Në total, numri i klientëve individualë të shërbyer nga FKPK-ja gjatë vitit 2014 tejkaloi shifrën 76 mijë, nga 67 mijë një vit më parë.
Numri i pasqyrave që do tu dërgohen kontribuuesve për vitin 2014 do të jetë rreth 432 mijë, i rritur kështu për 20 mijë nga 2013-ta, ndërsa numri i përdoruesve të eTrusti-t arriti në 37,222 i shtuar për 66% nga viti paraprak (2013: 22,459).
Gjithashtu fakti se edhe për vitin 2013 FKPK-ja mori opinion të pastër nga auditori i jashtëm profesional ishte tregues se aktivitetet operacionale vazhdojnë të realizohen në një shkallë të lartë të profesionalizmit.
/Tribuna/