18 Nëntor 2024

Trusti arriti vlerën prej 913.1 milionë euro

Prishtinë, 26 shkurt - Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës vazhdoi trendin e rritjes së aseteve dhe kthimit neto nga investimet edhe në tremujorin e fundit të vitit 2013.

Totali i aseteve pensionale nën menaxhimin e Trustit arriti vlerën prej 913.1 milionë euro në dhjetor 2013, që paraqet rritje vjetore prej 23.4 përqind.

"Kthimi bruto nga investimet në dhjetor 2013 arriti në 71 milionë euro, që në vlerë nominale paraqet kthimin më të lartë të realizuar gjatë operimit të tij."

"Çmimi i aksionit në TM4 shënoi rritje vjetore prej 8.5 përqind krahasuar me 6.4 përqind në TM3, duke arritur në 1.21 euro në fund të vitit 2013 (1.17 euro në TM3 2012).", thuhet në raportin e vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)