Trump zotohet për mbrojtjen e vendeve të punës
Kaliforni, 18 shkurt - Presidenti amerikan Donald Trump u zotua për shtimin e prodhimit dhe mbrojtjen e vendeve të punës në SHBA gjatë vizitës së tij në fabrikën e Boeing-ut në Kaliforni.
Trump ripërsëriti atë që ka thënë dhe gjatë fushatës, se do të ketë ndëshkime të rënda për kompanitë vendase që nuk punësojnë punëtorë amerikanë dhe vendosen jashtë vendit.
\"Donim ta bënim më të thjeshtë prodhimin në vend dhe më të vështirë për t\'u larguar. Nuk kam dëshirë që kompanitë të largohen nga vendi, të prodhojnë produkte dhe t\'i shesin -- pa taksa dhe duke larguar nga puna çdokënd në vend.\"
\"Nëse ndodh kjo, çmimi që do të paguajnë këto kompani do të jetë tepër i lartë, pra nëse lënë pa punë amerikanët dhe vendosen në një vend tjetër.\"
Trump është ende duke negociuar me Boeing mbi shpenzimet për \"Air Force One\".