09 Nëntor 2024

Trump: Me shkurtime taksash do ta rigjallërojë ekonominë amerikane

Washington, 9 gusht - Kandidati republikan për president, Donald Trump paraqiti planin e tij ekonomik, duke thënë se do që ta “rigjallërojë” ekonominë amerikane me shkurtime të reja taksash, zbutje të rregullave qeveritare dhe përpjekje për të përmirësuar gjendjen e punonjësve të klasës së mesme.

Zoti Trump, e quajti kundërshtaren e tij demokrate, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton “kandidate të së kaluarës” që donte ngritje taksash, më shumë kufizime për bizneset dhe kontroll më të fortë për zhvillimin e energjisë.

Ai foli në Detroit, qyteti i shtetit të Miçiganit, që është qendra e prodhimit të automjeteve. Kandidati republikan u ndërpre disa here nga protestuesit, që u nxorrrën jashtë.

Zoti Trump u përshënder me brohoritje nga drejtuesit e bizneseve, kur bëri thirrje që të të shkurtohet taksa e korporatave që është e treta më e larta në botë.

Ai kritikoi marrëveshjet amerikane të tregëtisë, përfshirë projekt-paktin për Partneritetin Trans-Paqësor, duke thënë se zonja Clinton do ta mbështesë atë, megjithëse ajo ka shprehur kundërshtimin për të.

Zoti Trump e akuzoi zonjën Clinton se ka “vetëm fjalë dhe jo vepra” kur premtoi të hapë 200 mijë vende pune në shtetin e Nju Jorkut, kur ishte senatore para një dekade.

Kandidati republikan e mbajti fjalimin pas një jave deklaratash që ngjallën polemika dhe anketave që tregojnë se mbështetja për të ka rënë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Zonja Clinton do të paraqesë planin e saj për ekonominë po në Detroit të enjten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)