Trump firmos ligjin për buxhetin
Washington, 24 mars - Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se ka nënshkruar projekt-ligjin e Kongresin që parashikon 1.3 trilonë dollarë shpenzime duke financuar qeverinë deri në 30 shtator dhe duke shmangur një orë mbyllje të qeverisë.
Nënshkrimi erdhi disa orë pasi zoti Trump kishte kërcënuar të vendoste veton ndaj projekt-ligjit duke fajësuar demokratët.
Në një mesazh në twiter më herët gjatë ditës presidenti shkruante se projekt-ligji nuk ofronte mbrojtje për imigrantët e rinj pa dokumente të cilët kanë mbërritur në SHBA kur kanë qenë fëmijë dhe se nuk financon plotësisht murin kufitar me Meksikën.
Ligji i ri i buxhetit parashikon rritje të mëdha të shpenzimeve ushtarake dhe atyre jo-ushatarake.
Ai i jep fund përpjekjeve të gjata të Kongresit që nga vjeshta e kaluar për të financuar agjencitë federale dhe u lejon ligjvënësve të përqëndrohet në zgjedhjet e Kongresit që mbahen në muajin nëntor.