06 Nëntor 2024

Trump emëron David Malpass si president të Bankës Botërore

Washington, 7 shkurt - Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka emëruar David Malpass president të ardhshëm të Bankës Botërore.

Duke vlerësuar Malpass-in, Trump tha se 40 vitet e tij të përvojës në ekonomi, financa, qeverisje dhe politikë të jashtme do të kontribuuojnë më shumë për interesat amerikane.

"Amerika është kontribuesja më e madhe në Bankën Botërore duke dhënë mbi 1 miliard dollarë çdo vit. Prioriteti më i lartë i Administratës sime është të sigurojë që dollarët e taksapaguesve amerikanë të shpenzohen në mënyrë efektive dhe me mençuri, në shërbim të interesave amerikane dhe në mbrojtje të vlerave amerikane. David ka qenë një mbrojtës i fortë i përgjegjësisë pranë Bankës Botërore për një kohë të gjatë."

62-vjeçari Malpass mban postin e zv.sekretarit të Thesarit prej gushtit 2017.

Ai ka qenë një skeptik i hapur i Bankës Botërore të 189-vendeve, një burim kryesor i financimit për zhvillimin ekonomik.

Ai ka argumentuar gjithashtu se Banka Botërore është bërë shumë e fokusuar në zgjerimin dhe prestigjin e saj dhe jo në interesat e vendeve të varfëra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)