15 Janar 2025

Trojka, mosmarrëveshje për nivelin e borxhit grek

Bruksel, 12 nëntor - Mosmarrëveshje brenda Trojkës për nivelin e borxhit grek. Edhe pas miratimit nga parlamenti grek të paketës së masave shtrënguese, kreditorët ndërkombëtarë vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje, për nivelin e borxhit grek.

Borxhi publik i Greqisë vlerësohet sot në 175% dhe objektivi është që deri në vitin 2020 ai ë ketë rënë në 120% të PPB, në nivelin më të lartë që sipas FMN do të mund të konsiderohet i qëndrueshëm.

 Zyrtarë që folën për agjencinë Reuters theksuan se FMN dhe Komisioni Europian e pranojnë se objektivi për vitin 2020 nuk do të arrihet, por nuk pajtohen për madhësinë e kësaj diference.

Një zyrtar i Eurozonës deklaroi se ndërmjet vlerësimeve të FMN dhe të Komisionit Europian ekziston një diferencë prej rreth 40 miliardë euro.

FMN mbështet si një zgjidhje për problemin reduktimin e mëtejshëm të borxhit grek, përmes implikimit të sektorit publik, por ministri i i financave të Gjermanisë, Wolfgang Schauble e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se nuk ekzistojnë hapësirat juridike që një vend i eurozonës të bëjë një gjë të tillë.  “Problemi i vërtetë sot gjendet brenda vetë Trojkës.

Nuk mund të bien dakord ndërmjet tyre”, theksoi zyrtari në fjalë. Ndërkohë sot në një intervistë për Die Welt, ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble e kalon topin në fushën e Greqisë, kur shprehet se “disbursimi i këstit të ndihmës është në dorën e Athinës”.

Një ditë para mbledhjes së eurogrupit, kur është premtuar dritë jeshile për disbursimin e parave, Schauble thotë se kjo do të ndodhë, kur kushtet të jenë plotësuar dhe ato varen nga Athina.

“Vështirë që Trojka të ketë gati raportin deri nesër”, shprehet Schauble, duke patur parasysh se Parlamenti grek do të miratojë sonte në mesnatë pr.buxhetin e vitit 2013.

“Duam të ndihmojmë Greqinë, por nuk e lëmë veten nën presion. E duam Greqinë në euro, edhe pse kjo do të jetë e vështirë pasi gjerat janë lënë pas dorë për dekada të tëra”, tha ministri gjerman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)