19 Nëntor 2024

Trojka fillon vlerësimin e 10-të për Portugalinë

Lisbonë, 5 dhjetor - Ekspertët e \"trojkës\", Bashkimi Europian (BE), Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), filluan të mërkurën vlerësimin e 10-të për projektin e ndihmës ndaj Portugalisë.

Nëse Portugalia e kalon me sukses këtë vlerësim, \"Trojka\" do të autorizojë dhënies Portugalisë të një ndihmë monetare prej 2.7 miliardë euro. Në këtë vlerësim, grupi i specialistëve do të diskutojë kryesisht për rregullimin e mëtejshëm të strukturës së pagave, nxitjen e reformës në tregun e energjisë dhe çështje të tjera.

Më herët \"Trojka\" shprehu pakënaqësi mbi reformën strukturore të qeverisë portugeze pas përfundimit të vlerësimit të 9-të dhe të 8-të në tetor të këtij viti, dhe kërkoi rregullimin e mëtejshëm të strukturës së pagave.

Por qeveria portugeze theksoi se reforma po ecën sipas planit, dhe efektet do të paraqiten në një periudhë afatgjatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)