19 Nëntor 2024

Trojka do të bëjë vlerësimin e sistemit bankar spanjoll

Madrid, 4 dhjetor - Inspektorët e "Trojkës"  që përbehet nga Komisionit Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbërritën në Madrid në vizitën e tyre të pestë e të fundit për të vlerësuar situatën e bankave spanjolle.

Anëtarët e "Trojkës" do të takohen me përfaqësuesit e qeverisë spanjolle, Bankës së Spanjës dhe institucioneve financiare për të vlerësuar situatën.

Ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord muajin e kaluar që dhënia e kredisë së ndihmës për Spanjën të përfundojë në janar.

Megjithatë, BE-ja do ta vizitojë dy herë në vit Spanjën, derisa kjo e fundit të kthejë 75 për qind të kredisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)