13 Maj 2024

Trojet shqiptare te zhvillohen e integrohen ekonomikisht

Shkup, 21 prill -  “100 vjetë në frymën e bashkëpunimit ekonomik kombëtar”, ishte tema e  forumit ekonomik  integrimi rajonal ekonomik si sfidë për kalimin e krizës ekonomike vendëse dhe ndërkombëtare i organizuar nga Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore dhe e përkrajhur nga institucionet e trevave shqiptare.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se kanë lansuar idenë që të gjitha trevat shqiptare të jenë një shengen dhe duhet t’i eliminojmë të gjitha ato barriera e pengesa që paraqiten  për lëvizjen e prodhimeve dhe qytetarëve.

“Javët e Biznesit Kombëtar”, do të shpërblehen më të mirët që ndikuan që sot të jemi këtu në këto zhvillime.  Sot është synim i të gjithë industrialistëve  që të zhvillohen dhe të prodhojnë brende të reja”, tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se institucionet duhet të bëjnë më shumë që prodhimet të mos kthehen pas siq ndodhi dje, kur disa biznese me prodhime nga Kosova u kthyen pas nga autoriteteve maqedonase dhe nuk u lejuan të marrin pjesë në panair”, tha Agim Shahini.

 Kryetari i AKB-së, shtoi se “Javët e Biznesit Kombëtar”, kanë për qëllim thithjen e mbi 10 mijë bizneseve   brenda  vetes.  AKB-ja, është aty ku edhe janë bizneset dhe është zë i fuqishëm i mbrojtes së tyre. 

Izet Mexhidi, kryetar i Komunës së Çairit, tha se ky eveniment ka shumë simbolike. Proejktete  si “Javët e Biznesit Kombëtar”, jo vetëm se janë të mirëseardhura, por gjithnjë edhe të deomnosdoshme që kanë për qëllim avancimin dhe zhvillimin ekonomik të të gjitha trojeve. Mbi këto themele mund të ndërtohet ardhmëria e një kombi.  Zhvillimi ekonomik, sjell një jetë më të mirë për të gjithë. Sot hoqëm të gjitha barriertat në mes të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe është e demosdoshme të orientohemi në projekte kombëtar drejt integrimevce evropiane , i cili është edhe qëllim i të gjithëve.

Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë, tha se  ky projekt në të ardhmen do të bëhet tradicional dhe të bëhen bashkëpunime për inetrgime të vendeve  tona.  Maqedonia ka një ekonomi të vogël, por të hapur dhe kriza po mundohem mos  të na prek.  

“Investimet janë tejet  të rëndësishme, sidomos ato energjetike për Maqedoninë e fushat tjera”, tha ministri Valon Saraqini. Ai tha se duhet më shumë bashkëpunim ndërmjet bizneseve, sepse  vetëm me bashkim ekonomik mund të kjemi rritje dhe zhvillim të trojeve shqiptare

Mimoza Kusari, zv.kryeministre e Kosovës dhe ministre e Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës , tha se trembëdhjetë vjet pas luftës në Kosovës realitetet në trojet shqiptare  dhe është hera e parë që mund të ketë bashkëpunim pa problem.

“100 vite pas pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët lëvizin lirshëm dhe liria është e garantuar edhe me marrëveshje, por ka ngecje. Bashkëpunimi duhet të intensifikohet”, tha Mimoza KKusari.

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se të gjitha ato që janë bërë në të gjitha  trojet shqiptare viteve të fundit janë shenja të mira që jellin zhvillime pozitiv.

“Duhet krijuar kushte  të favorshme dhe në infrastkur më të mire dhe këto vlera të përhapen edhe në regjion. Shteti ngritet së bashku me të gjithë qytetarët dhe bizneset. Politikat zhvillimore  është fuqizmi I sektorit privat dhe kjo është baza e zhvillimit të një shtet. “Ne nuk dëshirojmë që politika të na integroi, por ekonomia”, tha Besim Beqaj. Ai shtoi se  të gjithë duhet të jenë shtytës të heqjes së barrierave dhe të eliminohen të gjitha ato problem që janë. Kosova ofron shumë mundësi dhe janë duke u bërë reforma.  Dhe do të hapim tregun dhe ka potenciale të gjithanshme.

Menderes Kuqi, kryetar i Odës Veri Perëndimore të Maqedonisë, tha se  duhet të hiqen barrierat e ndryshme  që ndërmarrjet shteteve tona dhe gjithmonë te ketë sens.   Ai shtoi se bizneset duhet të mendojnë si mund të përfitohet tregu shqiptar. Këto troje kanë resurse të posaqme dhe potenciale. Duhet të integrohemi dhe ti heqim barrierat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)