19 Nëntor 2024

Troika në Spanjë për të diskutuar mbi reformën e sistemit financiar

Madrid, 24 shtator - E ashtuquajtura \"Troika\" do të takohet këtë javë në Madrid me përfaqësuesit e qeverisë spanjolle dhe të Bankës së Spanjës për të diskutuar mbi reformën e sistemit financiar dhe paketën e shpëtimit, raportuan të hënën mediet lokale.

Konkluzionet e kësaj vizite\"Troika\" do t\'i paraqesë më 30 shtator, ndërkohë që raporti përfundimtar do të publikohet në nëntor, i cili do të vendosë nëse sistemit bankar të Spanjës do t\'i nevojitet më shumë ndihmë financiare ose jo.

Ky vendim do të merret në takimin e Eurogrupit më 15 nëntor.

Qeveria spanjolle tha se Spanja nuk ka nevojë për një fond shtesë. Më 10 korrik \"Troika\" tha se bankat e Spanjës nuk kanë nevojë për ndihma shtesë financiare dhe se ajo ka përmbushur kushtet e kërkuara nga paketa e shpëtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)