Trichet: Parashikohet rritje e ekonomisë
SHBA, 11 qershor - Ekonomia e zonës euro duhet të rritet këtë vit me një nivel mes 0,7 për qind dhe 1,3 për qind dhe të shënojë në 2011 një rritje prej 0,2 për qind në 2,2 për qind.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i BQE-së, Jean-Claude Trichet, duke paraqitur parashikimet e reja makro-ekonomike të Eurotower. Parashikimet mbi inflacionin tregojnë për një rritje të këtij treguesi.
Rritja mesatare e çmimeve të mallrave të konsumit do të jetë nga 1,4 në 1,6 përqind, ndërsa për 2011 nga 1-2,2 përqind. Presidenti i BQE-së ka vlerësuar masat e marra nga vendet e zonës euro për pakësimin e defiçitit publik.
\"Është pozitive që disa vende me defiçit publik të ngritur, kanë marrë masa korrektive për bilancin e vetë\", tha Trichet.