Trichet kërkon reforma prej fuqive ekonomike
Frankfurt, 7 tetor - Presidenti në largim i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Jean-Claude Trichet, u bëri thirrje për reforma të mëtejshme ekonomive udhëheqëse të botës.
Aktualisht përjetohet kriza më e rëndë globale që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, tha Trichet në televizionin gjerman.
Prandaj, SHBA-ja, Japonia dhe shtetet e BE-së duhet të rishikojnë strategjitë e tyre.
Në Evropë problemet nuk kanë të bëjnë aq shumë me euron, po me masat e pamjaftueshme të kontrollit për sistemet financiare, tha ai.
Periudha në detyrë në krye të ECB-së e francezit Trichet përfundon në nëntor. Pasardhës është Mario Draghi nga Italia.