Trichet: Eurozona, po shënon rritje ekonomike
Bruksel, 7 gusht - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean Claude Trichet, është treguar mjaft optimist me treguesit ekonomikë në rritje që po shfaqen në vendet e Eurozonës.
Sipas tij, është një fakt i qartë që rritja në Eurozonë, referuar rezultateve të tremujorit të dytë, është e jashtëzakonshme dhe e vërtetë, që sipas Trichet, merr vlerësimin shumë të mirë.
Ndërsa për tremujorin e tretë të këtij viti, Presidenti i BQE-së Trichet, tha se rritja ekonomike do të jetë më mirë se sa pritej.
Gjithsesi, ai tha se e ardhmja nuk mund të parashikohet, prandaj vuri në dukje se me gjithë treguesit për rimëkëmbje ekonomike, premisat janë për një frymëmarrje të thellë pas krizës në vendet e Eurozonës.
Ndërkaq, ai e ka përjashtuar mundësin shfaqjes të një recesioni të dytë në vendet të cilat e përbëjnë Eurozonë.
"Këshilli i BQE ka vendosur për të ruajtur normën e referencës, e cila konsiderohet e përshtatshme për situatën aktuale ekonomike. "Ne ende mendojmë se evoluimi i çmimit do të mbetet e moderuar në periudhën afatmesme", tha Trichet.