Trichet denoncon neglizhencën e BE-së për devicite publike
Bruksel, 10 korrik - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BCE), Jean-Claude Trichet theksoi se Bashkimi Evropian kishte treguar neglizhencë të madhe duke mos shfaqur respekt për paktin e stabilitetit dhe rritjen ekonomike duke limituar deficitet publike.
\'\'Përsa i përket qeverisjes ekonomike është praktikuar një neglizhencë e konsiderueshme. Pakti i stabilitetit dhe rritjes ekonomike, veçanërisht në Francë është konsideruar i shumë i nevojshëm\'\', theksoi ai gjatë një debati të organizuar gjatë takimeve ekonomike, në juglindje të Francës.
\"Kur ekziston një monedhë unike dhe jo buxhet federal , duhet të ketë një monitorim shumë të kujdeshëm të politikave buxhetore\'\', shtoi ai.
Pakti i stabilitetit dhe rritjes ekonomike, që i detyron shtetet anëtare të zonës euro të kenë deficite publike të limituara në tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është parë si ilustrim i një konformizmi të tepruar.
Presidenti i BCE-së, mandati i të cilit përfundon në muajin nëntor u shpreh shumë i vendosur përsa i përket rekomandimit për të shkuar sa më larg në lidhje me riforcimin e qeverisjes në kuadër të traktatit aktual.