16 Janar 2025

Tribunali i arbitrazhit bëhet me bibliotekë

Prishtinë, 14 mars - Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës është pajisur me një numër të konsiderueshëm të titujve në fushën e arbitrazhit tregtar. Këta tituj përfshijnë shkrimet më relevante dhe të kohës nga autorët më të njohur në fushën e arbitrazhit tregtar, përfshirë Gary B. Born, Emmanuel Gaillard, Stefan Kroll, and Loukas Mistelis.

Përderisa shpeshherë mungesa e këtyre burimeve ka reflektuar në cilësinë e punës akademike të studentëve, Tribunali ka bërë përpjeke që kjo mungesë të mënjanohet.

“Tribunali i Arbitrazhit është duke punuar në kontinuitet lidhur me administrimin e rasteve në procedurë. Sidoqoftë, duke filluar nga viti 2012 ne kemi filluar edhe me implementimin e komponentës edukative, duke targetuar kryesisht studentët e drejtësisë.

Mundësia e qasjes në bibliotekën e TPA paraqet një pjesë të kontributit të Tribunalit në fushën e studimeve të drejtësisë në Kosovë, sidomos në fushën e së drejtës komerciale”, tha Anjezë Gojani, Sekretare pranë Tribunalit të Arbitrazhit.

TPA do t’i ofrojë qasje në këtë bibliotekë të gjithë personave të cilët shprehin interesim për zgjerim të njohurive në fushën e arbitrazhit tregtar. Pasurimi i bibliotekës së TPA është bërë me ndihmën e Projektit për Reformë Ligjore të GIZ

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)