Tri kompani të përpunimit të drurit nga Kosova në Panairin Swissbau
Panairi Swissbau është panairi kryesor në Zvicër për industrinë e drurit dhe të ndërtimit.
Tri kompanitë nga Kosova që marrin pjesë në panair: Lesna, Elnor dhe Shehu, do të ekspozojnë produktet e tyre për bizneset dhe klientët e interesuar kryesisht në Zvicër dhe nga vende të tjera evropiane.
Produktet e ekspozuara nga këto kompani përfshijnë dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri dhe mobilje të tjera.
Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në Panairin Swissbau është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), USAID EMPOWER Sektori Privat dhe PPSE-Swisscontact, me mbështetje edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.