Tri banka gjermane kalojnë testet e qëndrueshmërisë
Frankfurt, 1 korrik - Dutche Bank, Komercbank dhe Bayern LB, i kanë kaluar testet evropiane të qëndrueshmërisë që mbështeten në skenarin e tronditjeve të reja në sistemin financiar, pohojnë burime mirë të informuara.
Këta tre huadhënës i tejkaluan testet, tha një burim gjatë bisedës për agjencinë Rojters.
Tri bankat janë të parat në Gjermani, që u janë nënshtruar testeve të qëndrueshmërisë që do të duhej ta forcojnë besimin e investitorëve. Bankat refuzuan t'i komentojnë të dhënat.
Në Evropë rreth 25 banka janë vendosur para testit të pasojave potenciale nga ngadalësimi i vështirë ekonomik dhe rënia e vlerës së letrave shtetërore me vlerë, sipas shkallës së përkatësisë së kapitalit të tyre.
Rezultatet nga hulumtimi duhet të publikohen gjatë muajit të ardhshëm.