Treshja përkrah Qipron, por shtron kërkesa të reja ndaj Greqisë
Bruksel, 15 mars Ministrat e financave të grupit evropian miratuan këstin e radhës të ndihmës për Qipron në përmasë 150 milion euro. Në një deklaratë të përbashkët ata shprehën kënaqësinë, se Qiproja plotëson kushtet e kërkuara nga treshja e kreditorëve ndërkombëtarë BE-ja, Banka Qendrore Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në të njëjtën kohë qeveria greke nuk arriti marrëveshje me treshen e kreditorëve për lëshimin e këstit të radhës të ndihmës shpëtimtare për vendin. Treshja shtroi kërkesa të reja për masa suplementare, ndër të cilat pushim nga puna të nëpunësve shtetërorë dhe shkurtimi i shpërblimeve në sektorin publik.