Treshja evropiane kontrollon politikën greke të kursimeve
Athinë, 28 shtator - Ekspertët evropianë të financave të ngarkuar me shqyrtimin e përpjekjeve për reforma dhe kursime të Greqisë së futur thellë në borxhe kthehen këtë të enjte sërish në Athinë. Kështu njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel.
E ashtuquajtura Trojka nga BE, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndëprerë në shtator punën e saj për shkak se qeveria greke po vonohej me zbatimin e programit të kursimeve.
Kredidhënësit e Greqisë, trojka e përbërë nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, do të kthehen në Athinë të enjten për të mbyllur bisedimet lidhur me zhbllokimin e këstit të ardhshëm të ndihmës për vendin, njoftoi sot Komisioni Evropian.
\"Kam kënaqësinë të njoftoj se trojka vendosi të rifillojë misionin në Greqi\", deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i komisionerit evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn, duke shtuar se ky vendim vjen pas njoftimeve të fundit të autoriteteve greke lidhur me masat e konsolidimit të buxhetit.
Nga vendimi i Trojkës varet nëse Greqia do të marrë në tetor këstin e ardhshëm të kredisë prej tetë miliardë eurosh.