TrePharm kujdeset për Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës
Prishtinë, 23 shtator - TrePharm ka lansuar fushatën e saj të bamirësisë #KUJDESEMPERTY ku për cdo produkt të shitur TrePharm do të ndanë 3 cent për Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.
Me fondin e grumbulluar nga fushata #KUJDESEMPERTY do të mundësohet renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë zhvillojnë aktivitet e tyre në objektin i cili është në gjendje të vështirë për të zhvilluar aktivitet e saja ditore. Shuma e dedikuar për këtë kampanjë është 30,000 euro, ndërsa qëllimi i kësaj kampanje është që të arrihet vlera deri në 50,000 euro.
Njëra prej qështjeve prioritare për TrePharm është Lumturia e Njeriut, zhvillimi social dhe mbrojtja e mjedisit. TrePharm ndihet shumë krenare të mbështetë Komuntetin e Shoqatës së Pensionerevë përmes kampanjës së bamirësisë #KUJDESEMPERTY ku fondi i grumbulluar nga kjo fushatë do të përdoret për renovimin e objektit të Shoqatës Së Pensionerëve, qëllimi tjetër i rëndësishëm është krijimi i mundësisë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen kontribues për këtë komunitet ka thënë Drejtori Ekzekutiv Mërgim Prishtina
\"Ditët tona të punës, profesionit, angazhimeve kanë qenë ditët më të mira të jetës për të gjithë Ne, gjyëshërit tuaj, Prindërit e tuaj - Pensionistë, mirëpo edhe pse tash jemi Pensionistë Ne akoma vazhdojmë të punojmë dhe të agazhohemi me përkushtimin e njejtë në aktivitetet tona të ndryshme për tu munduar të gëzojmë jetën njejtë si ju, e gjithashtu edhe për ti shërbyer këtij vendi aty ku mundemi Ne.\"
\"Mbështetja nga TrePharm është një dhuratë shumë e rëndësishme për komunitetin tonë, renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionerëve ka qenë njëra nga objektivat tona më të rëndësishme mirëpo për ta realizuar atë ka qenë gati e pamundur për ne, gjithashtu akoma më e mirëseardhur është edhe mbështeja dhe kujdesi i gjithë qytetarëve për komunitetin tonë. tha drejtori i Shoqatës së Pensinerëve të Kosovës- në Prishtinë Z.Shaip Vitia
Ideatorët dhe implementuesit e fushatës Republika Communications njoftojnë se TrePharm gjithashtu profilin zyrtarë të saj në Facebook do të ja dedikoj këtij komuniteti, duke i ofruar hapësirën për publikim të thënieve të menqura, fjalëve të urta të Gjyshërve apo Prindërve Pensionerë të të gjithë komunitetit.
Ngjarja publike për lancimin zyrtarë të kampanjës #KUJDESEMPERTY është mbajtur sot në Shoqatën e Pensionerëve të Kosovës, prej orës 15:00.
Kjo kampanjë është kampanjë njëvjeqare dhe zhvillohet në disa faza, në fazën e parë me fondin e grumbulluar do të renovohet objekti i Shoqatës së Pensionerëve në Prishtinë, e në fazat e tjera të kampanjës do të renovohen Shoqatat e Pensionerëve në Prizren, Gjilan e për të vazhduar më tutje në qytetet e tjera të Kosovës.
Për TrePharm Trepharm është prodhuesi i parë i barnave, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë.
Fabrika posedon dy njësi të prodhimit, aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike si: tableta, kapsula dhe pluhura për suspension oral, ndërsa në proces të finalizimit është faza e dytë me linja të reja të prodhimit sic janë: format e dozuara sterile (ampullat, pikat për sy), format e dozuara jo sterile (shurupet e lëngshme, supozitorët), forma për përdorim të jashtëm (kremrat dhe yndyrat).
Trepharm posedon edhe laboratorin për kontroll të cilësisë TreLab, i akredituar edhe për kontroll të kualitetit për palë të treta (barna dhe ushqim).