18 Nëntor 2024

“Trepça” rikthehet në pikën zero

Prishtinë, 30 korrik -  Shumë debate, fjalë e zhurmë pati sidomos gjatë këtij vitit për “Trepçën”. Me një vendim të Qeverisë në detyrë, “Trepçës” iu hap rruga të shndërrohej ne një ndërmarrje publike. U hartua Ligji për “Trepçën” dhe kaloi edhe në leximin e parë në Kuvendin e kaluar. Por, gjithçka përfundon me kaq dhe asgjë nuk ndryshoi në fakt për fatin e ndërmarrjes.

Ligji për “Trepçën” fillon nga zero, pasi sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, nëse një ligj kalon në lexim të parë në legjislaturën e kaluar, në legjislaturën e re duhet sërish të kthehet nga fillimi.

Sekretari i Kuvendit, ka thënë se neni 86 i Rregullores së Kuvendit të Kosovës e precizon se çfarë ndodh me ligjet, të cilat në legjislaturën e kaluar kanë kaluar në lexim të parë.

“Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara. Kjo nuk gjen zbatim në rastin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi, e të proceduara për shpallje, si dhe të peticioneve dhe të atyre punëve, që nuk kërkojnë të merret një vendim nga Kuvendi”, thuhet në rregullore./Kosova Sot/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)