20 Nëntor 2024

“Trepça” në labirint!

Prishtinë, 14 gusht - Mosdefinimi i së ardhmes, mosinvestimet, kreditorët dhe pajisjet e vjetra të kohës së ish-Bashkimit Sovjetik janë problemet me të cilat vazhdon të ballafaqohet menaxhmenti i “Trepçë”-s, ndërmarrje në administrim të AKP-së.

Kjo ndërmarrje vazhdon ta ketë sasinë e eksporteve të mineraleve në shumën rreth 6 250 tonë për një vit, e cila është e njëjtë me atë të vitit të kaluar.


U.d. i drejtorit menaxhues të Kompleksit “Trepça”, Halil Çelaj, ka bërë me dije për "Epokëne e re", se vështirësitë me të cilat përballet ky gjigant ekonomik janë mungesa e investimeve në flotacionet e metalurgjisë dhe industrisë kimike si dhe paqartësia rreth së ardhmes dhe problemet me kreditorët.

“Paqartësitë rreth së ardhmes së ‘Trepçë’-s si dhe problemet me kreditorë, që na rrinë si shpatë mbi qafë, e kanë futur ‘Trepçë’-n në një labirint të pamerituar”, ka thënë Çelaj për “Epokën e re”. Sipas Çelajt, eksportet me të mëdha nga “Trepça”, destinacion e kanë Portin e Tivarit në Mal të Zi. “Duke iu referuar statistikave aktuale të cilat i ka ‘Trepça’, prodhimet për eksport shiten direkt nga bunkerët e koncentrateve në flotacionet në Tunelin e Parë në Kishnicë. Kurse Porti i Tivarit në Mal të Zi mbetet më i frekuentuari nga eksportet e ‘Trepçë’-s”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se për “Trepçë”-n këta 14 vjet shumë më tepër është folur sesa është bërë. “Është e vërtetë se në 14 vjetët e  fundit shumë më tepër është folur sesa është bërë, por duhet të kuptohet e vërteta se po aq sa i duhet ‘Trepça’ Kosovës, aq i duhet edhe Kosova ‘Trepçë’-s”, ka thënë Gërxhaliu. Ai miratimin e Ligjit për “Trepçë”-n e ka cilësuar mjaft të domosdoshëm. “Është koha kur duhet të fillojë dhe  të bëhet një strategji për ‘Trepçë’-n, është koha të miratohet Ligji për Trepçën dhe të bëhet çdo gjë që Trepça sa më shpejt të rivitalizohet”, ka thënë Gërxhaliu.
 
Kryetari Gërxhaliu “Trepçë”-n e ka cilësuar katalizator të zhvillimit ekonomik të Kosovës. “‘Trepça’ ka efekt shumë të madh ekonomik dhe është katalizatore e zhvillimit të Kosovës. Zhvillimi i ‘Trepçë’-s është një garanci e perspektivës ekonomike jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, ka thënë Gërxhaliu.(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)