15 Maj 2024

Trepça i jep mirënjohje Safet Gërxhaliut

Prishtinë, 23 dhjetor - Menaxhmenti i Kombinatit “Trepça” i dha mirënjohje kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për kontributin e tij personal dhe Odës Ekonomike të Kosovës për partneritet konstruktiv, për një lobim profesional dhe forcim të partneritetit publiko-privat i cili shkon në favor të përmirësimit të ambientit biznesor në Kosovë dhe në këtë rast edhe të Trepçës.

“Qëllimi i vizites dhe dorezimit të mirënjohjes ishte  ishte që në emër të të punësuarve dhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje t’i shprehin falënderim Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetarit Gërxhaliu për kontributin e dhënë që ndërmarrja Trepça jo vetëm se të jetë e konsoliduar, e “kosovarizuar” në aspektin legjislativ, por të njëjtën kohë, nga një ndërmarrje barrë e Qeverisë së Kosovës të shëndrrohet në një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë dhe njëherit të kontribuojë dukshëm në tri aspekte, në përmirësimin e bilancit të pagesave, në punësim dhe gjenerim të vendeve të reja të punës dhe mbi të gjitha në aspektin social dhe promovues të përmirësimit të imazhit të Kosovës”,  thanë përfaqësuersit e Trepces.

Gërxhaliu i falënderoi drejtorin e Trepçes, Ferat Shala me bashkëpunëtorë për një mirënjohje të tillë  u pranua si një stimulim dhe obligim moral që edhe në të ardhmen të punohet dhe forcohet partneriteti me të vetmin qëllim të bëhet riaktivizimi i ndërmarrjes Trepça ashtu siç e meritojnë punëtorët, siç e meriton Mitrovica me rrethinë dhe të kontribuojë në forcimin edhe më strategjik të ardhmërisë së Kosovës.

“Ardhmëria e zhvillimit ekonomik të Kosovës duhet të jetë e fokusuar në shfrytëzimin e resurseve natyrore që posedon Kosova, bazuar në ekspertizën shkencore, si parakusht i qëndrueshmërisë dhe në këtë drejtim asnjëherë nuk kam hezituar të kontribuoj me mundësitë e mia që kjo të arrihet” tha Gërxhaliu.

Ai po ashtu theksoi se janë arritur rezultate pozitive por nuk kemi arsye për vetëkënaqësi por bashkërisht duhet të angazhohemi edhe më tepër dhe të krijojmë një platformë e cila do të kishte qëndrueshmëri dhe do të rezultonte me rezultate pozitive multiplikative.

Sipas Gërxhaliut, një punë dhe përkushtim i tillë i menaxhmentit të Trepçës, bazuar në rezultatet e arritura do të reflektojë edhe në efekte pozitive edhe në aspektin politik, dhe beson se së shpejti edhe minierat e Trepçës në veri do të jenë nën ombrellën e këtij menaxhmenti.

Sipas tij, kjo është dëshmia më e mirë se zhvillimi ekonomik dhe forcimi i ndërmarrjeve të tilla çfarë është Trepça janë garanci edhe e minimizimit të tensioneve sociale, ndëretnike dhe politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)