Tregjet italiane pësojnë një rënie drastike
Romë, 10 dhejtor - Raportet mbi dorëheqjen e mundshme të Kryeministrit italian Mario Monti e planet e Silvio Berluskonit për të kandiduar sërish për kreun e ekzekutivit kanë tronditur tregjet, duke bërë që aksionet italiane të pësojnë një rënie drastike.
Indeksi kryesor i Italise ra me 2,7%. Rënie patën edhe indekse të tjera dhe përgjithësisht, aksionet bankare nëpër Europë. Monti u vendos ne krye te nje qeverie teknokratesh në 2011-n, duke zëvendësuar Berluskonin pas shqetësimeve të investitoreve se Italia mund te kthehej ne vendin e radhes qe do te kishte nevoje per dorezani.
Ai erdhi ne pushtet pasi interesit mbi bonot 10-vjeçare italiane mberriti nentorin e atij viti nivelin rekord 7,48%, çka nxiti largimin e Berluskonit. Qe prej atehere, interesit mbi letrat me vlere italiane ka rene dhe vemendja tani eshte perqendruar tek Spanja, qe ka marre hua per bankat e saj, ndersa vazhdon gjithashtu te mbetet ne fokus edhe kriza e Greqise.
Megjithate, te henen, norma e interesit mbi bonot italiane pesoi rritje me 0,2 pike perqindje, duke mberritur ne 4,79%. bankat ishin ato qe u goditen me rende: Unicrdeti pesoi renie me 4,9%, Banca Monte dei Paschi e Sienes, 6 % e po kaq edhe Banca Popolare di Milano.
Monti, nje ekonomist shume i zoti, ka deklaruar se do te perpiqet te kaloje buxhetin e nje ligj te stabilitetit financiar perpara se te largohet nga pushteti. nje deklarate e zyres se presidentit giorgio napolitano kete fundjave pohonte se "Monti" nuk e konsideron te mundur vazhdimin e mandatit te tij e per pasoje, e ka bere te qarte synimin per te paraqitur doreheqjen nga posti i Kryeministrit.