Trefishohet fondi i shpëtimit të euros
Ky vendim është marrë nga ministrat e financave në Bruksel sipas të dhënave të shefit të eurogrupit Jean-Claude Juncker.
Kjo do të thotë që fondi i krizës mund t`u garantojë investuesve privatë 20 deri 30 për qind të shumës së investuar në projekte shtetërore.
Më parë ministrat e financave të shteteve të euros patën miratuar këstin e radhës të kredive ndërkombëtare të urgjencës për Greqinë në vlerë prej tetë miliardë eurosh.
5.8 miliardë euro janë nga programi i vjetër i ndihmës për Athinën nga vitit 2010, mbetja vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pa këstin e gjashtë Greqia do të ishte e falimentuar në fillim të dhjetorit.