17 Nëntor 2024

Tre projekte të reja për avancimin e shërbimeve të administratës

Prishtinë, 24 dhjetor - ​Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nush soti mbajti konferencë me gazetarë ku u prezantuan tre projektet e reja, respektivisht ueb faqen e re të Komunës së Prishtinës, aplikacioni “online” si dhe virtualizimi i zyrës së gjendjes civile.

“Me qëllim të avancimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, në kuadër të reformave të Drejtorisë së Administratës, posaçërisht me një transparencë shumë më të madhe që përfshin gjithashtu një spektër më të gjerë të shërbimeve që i ofron tash e tutje Komuna e Prishtinës, sot do t’i shpalosim tri projekte: ueb faqja e re, e cila do të hyjnë në funksion; projekti i rekrutimit transparent ku përfshihet aplikacioni “on line”, ku do të kenë mundësi edhe të shohin se kush ka aplikuar, cilat kanë qenë rezultatet, por gjithashtu do të jetë edhe moduli nëpërmes të cilit mund t’i parashtrojnë ankesat eventuale. Si dhe do të shihen emrat e të gjitha informacionet e mundshme të të gjithë të punësuarve në Komunën e Prishtinës; ndërsa projekti i tretë ka të bëjë me ndryshimin e platformës për aplikim “online” të qytetarëve, ose ndryshe, virtualizimi i zyrës së gjendjes civile”, tha drejtori Nushi gjatë prezantimit të këtyre projekteve.

Ai njëkohësisht i informoi gazetarët se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një hulumtim gjatë muajit dhjetor lidhur me përshtypjet e qytetarëve për shërbimet e ofruara nga zyra e gjendjes civile.

“Në pyetjen se sa janë qytetarët të kënaqur me këto shërbime, janë ofruar tri opsione: Shumë i/e kënaqur, i/e kënaqur dhe i/e pakënaqur. 1590 qytetarë i janë përgjigjur këtyre pyetjeve, prej të cilëve 50 qytetarë janë përgjigjur se janë të kënaqur, të pakënaqur asnjë dhe 1540 janë shprehur si shumë të kënaqur, përkthyer në përqindje, 97% të qytetarëve janë shumë të kënaqur me shërbimet të cilat i ofron zyra e gjendjes civile”, tha Nushi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)