Tre miliarderët më të mëdhenj në botë
SHBA, 25 nëntor - Falë rritjes së vlerave të kompanive të tij të ndryshme të telekomunikacionit, përfshirë gjigantin e telefonisë America Movil, magnati meksikan Carlos Slim Helu ka mposhtur amerikanët Bill Gates dhe Warren Buffett për tu bërë njeriu më i pasur në botë dhe për të rrëmbyer kreun e listës së miliarderëve të botës për vitin 2010 të magazinës Forbes.
Slim: Pasuria e meksikanit Slim vlerësohet të jetë rritur në 53.5 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 18.5 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit. Aksionet e America Movilit, prej të cilave 23 miliardë janë nën zotërim të Slimit, janë rritur për 35 për qind për një vit.
Gates: Kjo rritje masive e pasurisë e vë atë para bashkëthemeluesit të gjigantit Microsoft, Bill Gates, i cili ka mbajtur titullin e më të pasurit të botës gjatë 14 prej 15 vjetëve të fundit. Gates, pasuria e të cilit tani vlerësohet të jetë 53 miliardë dollarë amerikanë, renditet i dyti në botë. Pasuria e tij është fryrë për 13 miliardë dollarë për një vit, teksa aksionet e korporatës së tij kompjuterike Microsoft janë rritur për 50% brenda vetëm 12 muajve.
Buffet: Pasuria e publicistit Buffett është fryrë për 10 miliardë dollarë në 47 miliardë dollarë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të konglomeratit të tij Berkshire Hathaway. Buffet renditet i treti në listën e pasanikëve të publikuar nga magazina prestigjioze për biznes Forbes.