Transparenca financiare parakusht për uljen e noramve te interesit
Prishtinë, 21 nëntor - Kompania konsulente Baker Tilly Kosovo, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës ftuan bizneset, bankat dhe institucionet publike për të diskutuar mbi gjendjen e transparencës financiare në Kosovë dhe reflektimin e saj në normat e interesit dhe besimin tek investitorët e huaj.
Informacioni financiar i besueshëm është me rëndësi fundamentale për tu larguar nga modeli i kreditimit i bazuar në kolateral.
Një përmirësim i transparencës financire do të na shpie drejt kreditimit sipas rrjedhës së parasë apo vlerësimit kreditor.
Nëse informatat janë të sakta atëherë institucionet financiare e kanë të lehtë të përcaktojnë aftësinë e huamarrësit për kreditim.
Cilësia e praktikave të kontabilitetit dhe auditimit në një ekonomi si Kosova është e rëndësishme për sektorin privat dhe atë publik, sepse të dy luajnë një rol të rëndësishëm në shtytjen e rritjes ekonomike të vendit.
Për momentin, me përjashtim të institucioneve financiare të qeverisura nga BQK-ja, pasqyrat financiare të të gjitha kompanive të Kosovës, duke përfshirë NPP-të dhe NPSH-të (me përjashtim të Aeroportit të Prishtinës dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës) nuk janë në dispozicion të publikut. Kjo mungesë e transparencës nuk nxit një mjedis biznesi të favorshëm për investimet e huaja direkte.
Pjesëmarrësit e këtij takimi ftojnë Qeverinë e Kosovës që të ngrisë kapacitetet e Këshillit mbi Raportimin Financiar dhe Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve për të udhëhequr infrastrukturën e raportimit financiar të nevojshme për të përkrahur investimet e huaja direkte.
Institucionet do të duhej të investonin me shumë resurse për të përmirësuar dhe krijuar mundësitë që Këshilli të kryej detyrën siq i është dhënë me ligj mbi raportimin financiar dhe kontabilitetin, në mënyrë që kjo ti kthehet me më shumë investime të huaja dhe më shumë financim për ekonominë e Kosovës.
Kompania ndërkombëtare e konsulencës Baker Tilly International ka përfshirë në kuadër të vet firmën Kosovare BU and Partners, e cila tani do të njihet si Baker Tilly Kosovo.
Baker Tilly International është prezente ne në 125 vende dhe ka 25 mijë të punësuar. Për nga qarkullimi Baker Tilly është e ranguar si kompanie e tetë në botë përnga qarkullimi vjetor.