12 Janar 2025

Traktati franko-gjermane nuk është i mjaftueshme

Washingtpn, 7 dhjetor - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, përshëndeti marrëveshjen franko-gjermane për një traktat të ri evropian, duke theksuar se ajo në vetvete nuk është e mjaftueshme për një situatë ekonomike "jashtëzakonisht të vështirë".

"Është mjaft e përshtatshme që liderët evropianë dhe në veçanti presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë vendosur që gjërat duhet të ndryshojnë", deklaroi Lagarde gjatë një fjalimi përpara European Institute të Uashingtonit.

"Por, kjo nuk është e mjaftueshme në vetvete dhe duhet shumë më tepër për të zgjidhur situatën në tërësi dhe për rivendosjen e besimit jo vetëm në tregje, por edhe tek investitorët, konsumatorët dhe tek ata që duhet të vënë në zbatim strategjinë e tyre për dy, tre ose katër vitetet e ardhshme, të cilët duan të dinë ku do t'i hapin uzinat e tyre të reja ose ku do të investojnë", theksoi drejtoresha e FMN-së.

Sarkozy dhe Merkel arritën dje në Paris një marrëveshje për një traktat të ri evropian që do të bëjë të mundur sanksione automatike për shtetet që do të lejojnë rritjen e deficitit të tyre buxhetor.

“Rregullat e ashpra për të përballuar krizën e borxhit që ka përfshirë eurozonën mund të arrihen pa ndryshimin e traktateve të BE-së”, tha presidenti i Këshillit të BE, Herman Van Rompuy.

Në një raport që do të shyrtohet në samitin e BE-së, që do të fillojë ditën e enjte, Van Rompuy ofron përshpejtimin e "kompaktësisë fiskale" që nuk ka nevojë për ratifikime të gjata nga parlamentet apo referendumet kombëtare.

Kjo, sipas Van Rompuy, "do të përshpejtonte zbatimin e reformave dhe do të hiqte çdo komplikim të mundshëm politik”.

Gjermania dhe Franca po ushtrojnë presion për një traktat të ri të BE deri në mars, duke thënë se rregullat e rrepta duhet të vendosen sa më shpejt.

Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur planin e tyre.

Por Sekretari i Thesarit, Timothy Geithner tha se Rezerva Federale e SHBA-ve, nuk kishte plane për të dhënë para për Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të rritur fondin e eurozonës.

Geithner, i cili është duke zhvilluar takime me të gjithë liderët kryesorë të eurozonës gjatë vizitës se tij tre ditore në Evropë, theksoi se përveç reformave afatgjata, duhet më tepër veprim për të nxitur rritjen ekonomike në Evropë. Ai do të takojë këtë të mërkurë në Paris presidentin francez Nikolas Sarkozi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)