Trafikantët fitojnë 5 miliardë $ nga kriza e refugjatëve në Evropë
Brukel, 18 maj - Interpoli dhe Europoli publikuan të martën një raport të përbashkët, sipas të cilit vitin e kaluar grupet e trafikantëve kanë fituar të paktën 5 miliardë dollarë gjatë krizës europiane të refugjatëve.
Raporti vë në dukje se afro 1 milion refugjatë u futën në territorin e BE-së vjet, 90 % e të cilëve kanë paguar trafikantët. Raporti parashikon se sivjet kjo shifër do të rritet. Çdo refugjat u ka paguar trafikantëve afro 3-6 mijë dollarë.
Vlerësohet se 800 mijë refugjatë presin ende të futën në Europë. Mënyra e re që po përdorin trafikantët për dërgimin e tyre është me aeroplanë e mjete të tjera, duke përdorur dokumente false.