Totali i shpenzimeve të Qeverisë në 2013 ishte 1,490 milionë euro
Prishtinë, 17 qershor - Ky publikimi paraqet një pasqyrë të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 2008 2013, bazuar në mbledhjen e të dhënave administrative dhe kalkulimeve të ASK.
Si rregull i përgjithshëm, ka për qëllim pajtueshmërinë maksimale të shifrave të publikuara me standardet e ESA 2010 dhe manualin e FMN-së për Statistikat e Financave Qeveritare.
Të hyrat -Qeveria e Përgjithshme 2013: Shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2013 ishte 1,355.7 milionë euro.
Në krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie prej 2% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte të cilat paraqesin 72% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.
Pjesa më e madhe e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme është si rezultat i importit të njësive ekonomike në Kosovë, që e përbëjnë tatimet e mbledhura në kufi.
Të hyrat kufitare paraqesin: Tatimin në vlerën e shtuar në kufi, akciza e jashtme në kufi, akciza e brendshme, detyrime doganore të importit, taksa të ndryshme doganore si dhe taksa doganore të paspecifikuara.
Të hyrat e brendshme paraqesin: Tatimin në vlerën e shtuar vendore, tatimi në të ardhura personale, tatimi në korporata, tatimi në fitim, tatimi i paragjykuar dhe të hyrat tjera nga administrata tatimore të pa specifikuara.
Të hyrat nga interesi dhe shitja përfshijnë pranimet në nivelin qendror dhe lokal, të cilat nuk mblidhen nga Administrata Tatimore, por që administrohen nga organizatat tjera buxhetore qendrore dhe lokale.
Shpenzimet e përgjithshme nga qeveria në vitin 2013: Totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,490.2 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 35%, pagat dhe mëditjet me 29%, kontributet sociale dhe përfitimet me 15%, konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve.
Shpenzimet - Qeveritare në bazë të sektorëve: Në vitin 2013 shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,490.2 milion euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Formimi i Bruto Kapitalit Fiks, me pjesëmarrje 35% ,Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje 29%, kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 15%, konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve.
Në krahasim me vitin e kaluar kemi një ngritje prej 3% të shpenzimeve.