14 Nëntor 2024

Totali i shpenzimeve të Qeverisë ishte 1,612.3 milion Euro

Prishtinë, 10 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Llogarive Qeveritare në Kosovë 2008 – 2015. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milion Euro, ku krahasuar me të hyrat e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 26.4% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërkaq, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)