Toka 20 milionëshe fut bandat në luftë
Prishtinë, 9 shtator - Në rrugën kryesore Prishtinë-Fushë Kosovë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish komandantë të UÇK-së, politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm dhjetra hektarë tokë me vlerë prej miliona euro.
Ata kanë arritur që të falsifikojnë dokumentet përmes lidhjeve dhe njohjeve që kanë në Gjykatë dhe Kadastër, shkruan Zëri.
Mirëpo për këto hektarë tokë kanë hyrë në luftë dy grupe të forta kosovare që synojnë të kenë pjesë në të.
Pjesëtarët e këtyre grupeve, që dikur kanë qenë komandantë e ushtarë në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me letra false e origjinale e me përpjekje disavjeçare synojnë të marrin atë tokë, vlera e së cilës aktualisht vlerësohet të jetë rreth njëzet milionë euro.
/Zëri/