19 Nëntor 2024

Tkurrja demografike do t'i kushtojë shtrenjtë ekonomisë gjermane

Berlin, 26 shtator - Tkurrja demografike do t'i kushtojë shtrenjtë rritjes ekonomike të Gjermanisë pas disa vjetësh, deklaroi të mërkurën guvernatori i Bankës Qendrore gjermane, i cili këshilloi qeverinë të nxiste punësimin e femrave në vend që ta frenonte atë.

Gjatë një fjalimi që në dukje i përngjante një programi të koalicionit të ardhshëm në pushtet pas zgjedhjeve legjislative të fituara të dielën nga Kancelarja konservatore, Angela Merkel, guvernatori i Bundesbank, Jens Weidmann u shpreh se tregut të punës do t'i mungojnë 1,5 milionë persona në vitin 2020, nëse nuk merret parasysh emigracioni.

"Bëhet fjalë për një tkurrje prej 2,5 për qind, që do t'i kushtojë 0,3 pikë përqindjeje potencialit të rritjes ekonomike vjetore", theksoi ai.

"Në vitin 2020 aktiviteti ekonomik do të sjellë 70 miliardë euro më pak të ardhura si pasojë e këtij fenomeni demografik", nënvizoi Weidmann gjatë një fjalimi në ambientet e Bundesbank në Dyseldorf.

Zyrtarëve të lartë gjermanë u shfaqen dy mundësi për parandalimin e këtij trendi: të trokasin në derën e forcës punëtore në rezervë, si femrat e të moshuarit ose të rrisin produktivitetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)