28 Prill 2024

Tkurret Prodhimin i Brendshëm Bruto i Italisë

Romë, 19 prill - Qeveria italiane shqyrtoi të mërkurën me ulje parashikimet e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto, PBB, për vitin 2012, duke parashikuar një tkurrje me 1,2 për qind kundrejt një rënie me 0,4 për qind gjatë parashikimit zyrtar të fundit që nga muaji dhjetor.

Qeveria në të njëjtën kohë shtyu parashikimet e saj në buxhete të balancuar, duke pritur një deficit prej 0,5 për qind në vitin 2013, në vend të 0,1 për qind e parashikuar, sipas një komunikate të publikuar pas një mbledhjeje të Këshillit italian të Ministrave.

\"Ky parashikim mbetet në përputhje me Paktin Buxhetor evropian, që parashikon që deficiti duhet të mbetet nën 0,5 për qind\", thekson teksti.

\"Qeveria bëri të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret me 1,2 për qind në vitin 2012 për t\'u kthyer pozitiv sërisht në vitin 2013, +0,5 për qind dhe të përshpejtojë gjatë dy viteve të njëpasnjëshme, respektivisht një dhe 1,2 për qind\", sipas komunikatës së mësipërme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)