Tkurret ekonomia italiane
Romë, 30 gusht - Agjencia e vlerësimit të riskut, Moodys është pesimiste për të ardhmen e Italisë.
Në fakt agjencia, pak javë më parë, së bashku me Fitch shprehnin optimizmin se Italia, me masat e ndërmarra nga qeveria Monti deri më tani, do të dalë nga vorbulla e krizës brenda vitit 2013.
Por parashikimi negativ mbetet për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Italisë, që sipas Moodys për vitin 2012 do të bjerë me 2.5 përqind.
Kriza e Eurozonës, thotë Moodys, është faktori kryesor që rrezikon seriozisht rimëkëmbjen e ekonomisë globale.
Kriza e borxhit grek, pasiguria që karakterizon ekonominë spanjolle, italiane, portugeze dhe irlandeze, janë mëse të mjaftueshme për agjencinë që të parashikojë zymtësi edhe në vitin 2013 për ekonomitë e monedhës së përbashkët.