28 Dhjetor 2024

Tkurren investimet në Shqipëri

Tiranë, 24 prill - Biznesi po tkurr investimet duke parlajmëruar cënimin e rritjes ekonomike dhe rënien punësimit gjatë viteve në vijim.

Të dhënat më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se investimet private në ekonominë shqiptare ranë në vitin 2009,  me 2.3 pikë përqindje ndaj produktit të brendëshëm bruto krahasuar me një vit më parë.

Fondi parashikon se rënia e investimeve do të thellohet edhe më gjatë vitit 2010, ku vlerësohet se norma e investimeve ndaj GDP të arrijë pikën më të ulët që nga viti 2003. 

Por nëse gjatë vitit të kaluar rënia e investimeve private u kompesua nga rritja e investimeve publike të qeverisë, këtë vit kjo duket me e veshtire.

Në dy vitet e fundit 2008-2009, investimet publike arritën rekordin respektivisht 8.6 dhe 8.3 për qind e produktit të brendshëm, ku qeveria i siguroi parate duket rritur borxhin publik.

Por rënia e të ardhurave e ka detyruar qeverinë që këtë vit të tërhiqet duke i ulur investimet në 5.5 përqind e GDP. Per kete arsye  shifra totale e investimeve te kryera në ekonomi, si nga biznesi edhe nga qeveria,  se bashku, sipas FMN-se do të ulet në 2010 me 7.1 për qind krahasuar me dy vite më parë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)