Tirana do ti bashkohet Mitrovicës në nismen Ndihmo dhe ti
Tiranë, 11 shtator - Bashkia e Tiranës do ti bashkohet nismës së komunës së Mitrovicës Ndihmo dhe ti, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.
Në takimin me Kryetarin e komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, Basha tha se do ti propozojë Këshillit Bashkiak, akordimin e një ndihme financiare për këtë qëllim, sikundër u angazhua për të sensibilizuar edhe njësi të tjera të qeverisjes vendore në Shqipëri, për tiu bashkuar kësaj nisme.
Kryetari i komunës së Mitrovicës theksoi se fondi i mbledhur deri tani nga qytetarët e Kosovës është rreth 2 milionë euro. 1023 është numri i pronave që kërkon ndërhyrje tha Kastrati. Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë komunat e Kosovës do të ndajnë 5% të buxhetit të tyre për këtë projekt u shpreh Kastrati.